Skip to Content

Linux Mint 9 KDE

mint

Lëshohet në përdorim Linux Mint 9 KDE. Kjo shpërndarje tashmë e njohur nga Irlanda, bazohet në Ubuntu - në rastin konkret në Ubuntu 10.04. Ndër risitë kryesore të këtij versioni jane: Linux 2.6.32, X.org 7.4 si dhe KDE 4.4.4. Edhe ky version i Linux Mint do të jetë me përkrahje të gjatë LTS (Long Term Support).

OpenSuse 11.3

Ashtu siq ishte planifikuar, ekipi i OpenSuse - lëshon në përdorim versionin final 11.3. Ky version i cili mund të shkarkohet prej këtu, përveç përshtypjes së mirë që le, përmban edhe Artwork si dhe Kernel 2.6.34, KDE 4.4.4, Gnome 2.30.1, Firefox 3.6.6, OpenOffice 3.2.1, X.org 7.5 etj.

Filtër i programuar me LabVIEW kundër Vuvuzelas!

Vuvuzela

Një zgjidhje interesante kundër Vuvuzelas, është një filtër i programuar me LabVIEW, nga Simon Hogg; një NI- menaxher nga Holanda. Qëllimi kryesor i tij ishte krijimi i një filtri i cili do ti tejkalonte filtrat aktual të cilët kohët e fundit nuk kanë munguar! Filtri punon në këtë mënyrë: Frekuenca e Vuvuzelas e cila është përafërsisht 233 Hz, me anë të një 'Notch-Filter' do të ulet mjaft, pastaj edhe do të bëhet filtrimi i harmoniqeve të larta. Këtu i lihet hapësirë edhe përdoruesit të vendos se cilat harmoniqe të larta ti filtroj e cilat jo.

Ubuntu Linux, mbyll një vrimë të sigurisë në sistem!

Ubuntu
Një gabim në modulin pam_motd, ka mundësuar që në Ubuntu Linux, të krijohet një vrimë shumë e rrezikshme e sigurisë, e cila lejon të drejta plotësuese edhe në root(administratori në GNU/Linux). Ubuntu Linux tashmë ka lëshuar një paketë në qarkullim, e cila e eliminon këtë lëshim. Këshillohet që përdoruesit e Ubuntu Linux, sa më parë të instalojnë këtë paketë pasi që ky lëshim lejon të drejta plotësuese në të dhënën ku janë fjalëkalimet, pra në /etc/shadow.
Syndicate content