Mini-nëndetëse me Debian GNU/Linux
Një mini - nëndetëse (Mini-U-Boot) e kontrolluar nga sistemi operativ GNU/Linux, respektivisht nga shpërndarja e njohur e tij Debian, ka fituar një konkurs ndërkombëtar të organizuar nga "Association for Unmanned Vehicle Systems International" (AUVSI). Ekipi i ashtuquajtur 'Cornell Autonomous Underwater Vehicle Team' (CUAUV), i përbërë nga 35 student kanë arritur këtë sukses me nëndetësen e tyre të quajtur NOVA. Në këtë garë - AUVSI, e cila organizohet për të 12 herë duhet që nëndetëset pa ndërhyrjen e njerëzve (pra në mënyrë automatike), ti kalojnë disa pengesa të cilat janë krijuar nga organizatorët e këtyre garave. Ekipi i Cornell, ishte i vetmi nga 30 ekipet pjesëmarrësit i cili arriti që ti kaloj të gjitha këto pengesa. Kjo ishte arritur për herë të fundit në vitin 2002.
Ekipi i Cornell-Universitetit me Debian-Mini-U-Boot.
Benjamin Seidenberg, i cili ishte udhëheqës i ekipit CUAUV për softuer, thotë se janë shumë të kënaqur me Debian GNU/Linux. Sipas tij kjo shpërndarje e Linuxit përveç për Mini-nëndetësen NOVA, përdoret edhe në kompjuterët tjerë në laborator si dhe nëpër serverët e tyre si dhe për programimin e paisjeve të ndryshme elektronike.