Skip to Content

Nokia »N900« me Linux, pritet të dalë këtë verë

Prodhuesi i telefonave mobil - Nokia, i cili përveç se është shumë i njohur me sistemin operativ Symbian; planifikojnë që me Linux, këtë verë të bëjnë një përzierje në tregun e telefonave mobil. Si sistem operativ te N900, sipas të gjitha gjasave do të jetë Linux me Maemo 5. Si shfletues do të jetë Firefox 3 me Flash-9.4. Dimensionet e N900 do të jenë: 59,7 x 111 x 18,2 Milimeter. Bëhet fjalë se në Azi ky produkt do të dalë në korrik të 2009-tës; në SHBA pritet që N900 të dalë në gusht ose shtator, ndërsa në Evropë në tetor 2009.