Debian GNU/Linux
Debian GNU/Linux është një prej shpërndarjeve më të njohura, mbi bazën e të cilës janë ndërtuar edhe shumë shpërndarje tjera. Me një shumë prej 5 DVD -ve dhe një Blu-ray-Disc është edhe një prej shpërndarjeve me numër më të madh të programeve. Zhvilluesit - Programuesit e Debian-it, rëndësi shumë të madhe i kushtojnë stabilitetit në krahasim me shpërndarjet e shumta të cilat më shumë bazohen në aktualitet. Një nga shumë pikat pozitive që ka ky sistem, padyshim është edhe apt (menaxhuesi i paketave), i cili në mënyrë të pavarur zgjidh problemet me mvarshmërinë e paketave. Debian GNU Linux, është më shumë për përdoruesit me më shumë përvojë, se sa për fillestarët, edhe pse edhe këta të fundit mendoj se nuk do të kenë probleme.
USB Memory Sticks
Për të gjithë të interesuarit për sistemin operativ GNU / Linux, ju njoftoj se bëjë shitjen e USB 2.0 (USB Memory Sticks), me shpërndarjet e njohura të Linux-it: Debian GNU/Linux, Ubuntu dhe Kubuntu Linux. Të kuptohemi, këto USB janë të punuara nga unë (formatimi i USB si dhe instalimi i shpërndarjes së Linux-it në të); Prandaj edhe mund të punohen sipas dëshirës dhe nevojave tuaja. Vlen për tu theksuar se në particionin apo ndarjen për të dhënat, që unë këtu e kam titulluar DataAT dhe e cila sipas dëshirës mund të jetë FAT apo NTFS, mund të shkruani, ekzekutoni apo të bëni fshirjen e të dhënave si nga Windowsi poashtu edhe nga Linuxi. Poashtu prej këtu mund të keni çasje edhe në diskun e ngurtë të Windowsit apo Linuxit. Me vetëm disa komanda mund ta riktheni fjalëkalimin e humbur të administratorit apo përdoruesit në Windows.
Debian GNU/Linux 5.0.2 Lenny [5 DVDs]
Debian GNU/Linux stabël në 5 DVD për 32- dhe 64-Bit-PC.
34,90 EUR
Debian GNU/Linux 5.0 KDE Live USB-Stick
Debian GNU/Linux me KDE-Desktop në USB-Sticks me 2, 4, 8 ose 16 GB.
19,90 EUR
Debian GNU/Linux 5.0 GNOME Live USB-Stick
Debian GNU/Linux me KDE-Desktop në USB-Sticks me 2, 4, 8 ose 16 GB.
19,90 EUR
Debian GNU/Linux 5.0.1 Lenny Live Gnome [1 CD]
Versioni i fundit stabil i Debian GNU/Linux me Gnome desktop në Live CD për 32 dhe 64 Bit PC.
6,90 EUR
Çmimet më lartë ishin për kohën kur është shkruar. Koha ndryshon edhe çmimet në treg ndryshojnë. Nëse me të vërtet jeni të interesuar, mund të më kontaktoni dhe të caktojmë çmimin me marrëveshje.


