Skip to Content

Dyndns-ddclient-Debian

Ka shumë Dyn-DNS që janë falas. Një prej tyre që edhe unë përdor është dyndns.com (ka disa vite). Këtu do të skjaroj se si funksionon kjo (së paku kështu funksionon tek unë). Sistemi operativ që unë përdor është GNU Linux - shpërndarja Debian.
...Së pari tek dyndns.com duhet të krijoni një konto (pra duhet të krijoni një llogari - aty te Create Account).
Pasi të keni krijuar një llogari, në sistemin tonë instalojmë ddclient
apt-get install ddclient

Gjatë instalimit duhet të jepen ato të dhëna që i keni dhënë te dyndns.com, gjatë krijimit të llogarisë suaj aty. Emrin e llogarisë si dhe fjalëkalimin. Për të funksionuar kjo në mënyrë automatike shkruajmë një kod dhe e fusim te /etc/init.d. Japim këtë komandë në terminal:
gedit /etc/init.d/ddclient1
dhe shkruajmë aty mbrenda:
#!/bin/sh
# alko | albtux.de
case "$1" in
'start')
/etc/init.d/ddclient start
;;
'stop')
/etc/init.d/ddclient stop
;;
*)
echo "Usage: $0 { start | stop }"
;;
esac
exit 0

mbyllim këtë dhe e memorojmë.
Nëse e keni të instaluar apache, mund ta ristartoni PC dhe të futeni tek adresa që keni regjistruar tek dyndns.org. Unë psh e kam kështu:
http://alb.dyndns.org/ (Nëse jam online mund ta klikoni dhe ta shikoni.)
Apache/2.2.9 (Debian) Server at alb.dyndns.org Port 80