Fedora 13 - shtyhet për një javë!
Fedora 13 nuk do të lëshohet më 18 maj, ashtu siq ishte planifikuar, por një javë më vonë, pra më 25 maj. Gabimet kritike ishin ato që pamundësuan lëshimin e kësaj shpërndarje të njohur të GNU/Linux-it, në terminin e paraparë. Kjo shtyerje ju mundëson zhvilluesve si dhe testuesve të shumtë, të gjejnë këto gabime si dhe ti largojnë ato. Përveç këtyre gabimeve, nuk do të bëhen ndryshime të mëtejshme në versionin RC.
Këtu më poshtë bëhet numërimi deri në daljen përfundimtare të Fedora 13.
