Fije optike në vend të USB
Kompania e njohur Intel është duke punuar në një teknikë të re e quajtur Light Peak, e cila mundëson që pulset laserike të transmetohen nëpërmjet fijeve optike. Në këtë fazë kjo teknikë do të mundësonte transmetimin e të dhënave me shpejtësi 10 Gbit/sec - në krahasim me USB 2.0 që transmeton vetëm 480 Mbit/s. Edhe USB 3.0 mundëson vetëm 5 GB/sec, pra sa gjysma e transmetimit me fije optike.
