Skip to Content

GNOME, KDE, LXDE apo Xfce harxhon më pak!?

Phoronix, një webfaqe e njohur e cila kryesisht ka Linux 'Hardware' si 'objekt' shqyrtimi; ka bërë publik disa të dhëna në lidhje me harxhimet elektrike dhe memorje. Testimet janë bërë për tavolinat e punës (desktop-at), në shpërndarjet e njohura të Linux-it. Shpeshherë flitet se sistemet siq janë: LXDE dhe Xfce nuk janë harxhues të resurseve të sipërpërmendura (rrymë dhe memorje).

Pas testimeve të bëra u arritë përfundimi se të katër sistemet e përmendura kanë harxhime gati të njëjta sa i përket energjisë elektrike; me një diferencë të vogël prej 0,2 Watt. Sa i përket shfrytëzimit të memorjes, kemi një ndryshim relativisht të madh: LXDE 312 MB, Xfce 343 MB, GNOME 401 MB dhe KDE 522 MB. Pra shihet se grykësi më i madh është KDE.
...Unë personalisht, prej fillimit jam përdorues i GNOME (tash e 7 vite). Jam shumë i kënaqur me GNOME dhe as që mendoj ta ndërroj!