Gjuha programuese C++ në Linux - Hyrje
Kjo gjuhë programuese është zbuluar nga Bjarne Stroustrup dhe bashkëpunëtorët e tij të laboratorit Bell në Amerikë (AT&T). Versionet e para të cilat u quajtën edhe si "C me Klasë" janë që nga viti 1980. Në vitin 1989 nga Instituti Kombetar Amerikan për Standardizim(American National Standards Institute-ANSI Komitee) u bë edhe standardizimi i kësaj gjuhe. C++ nuk është gjuhë që përmban vetëm programimin e objekteve orientuese por edhe gjuhën programuese C.
/*Nuk do të mirrem shumë me skjarimin teorik të gjërave pasi që për ata që janë të interesuar ka literaturë të mjaftueshme në këtë drejtim ,por do ti japë disa shembuj të realizuar në Linux. Shpërndarja që unë përdori është GNU/Linux Debian*/
Si zakonisht te çdo gjuhë programuese fillohet me programin e parë Hello World. Hapim një editor (gedit, vi, kedit, kwrite apo ndonjë tjetër) dhe shkruajmë kodin aty mbrenda:
/* alko(at)albtux.de */
#include
using namespace std;
int main()
{
cout << "Tungatjeta Juve!\n" << endl;
return 0;
}>
Po e memoroj si prog1.cpp
/* Programuesit përdorin shumë edhe Emacs ose Vim për shkruarjen e kodit apo IDE: KDevelop për KDE dhe Anjuta për Gnome.*/
Përpilimi bëhet lehtë me anë të g++ (g++ eshte C++ Compiler)
# g++ -o Tung prog1.cpp
ekzekutimi i ketij programi behet keshtu:
#./Tung
dhe do te kemi:
#./Tung
Tungatjeta Juve!
Programi i dytë të cilin po e emërtoj prog2.cpp ka të bëjë me vlerën e dy numrave (a > b). Pra, japim dy numra të ndryshëm dhe shikojmë se cili numër është më i madh. Kodi është ky:
/* alko(at)albtux.de */
#include
using namespace std;
int main()
{
float x, y;
cout << "Jepi dy numra te ndryshem: \n";
if( !(cin >> x && cin >> y))
{
cout << "Gabim!" << endl;
}
else
{
cout << "\n Numri me i madh eshte: "
<< (x > y ? x : y) << endl;
}
return 0;
}>>>>>
Në këtë rast do të kemi:
# g++ -o prog2 prog2.cpp
#./prog2
Programi i trete të cilin po e emërtoj prog3.cpp ka të bëjë me llogaritjet per Rrethin: rrezja, perimetri dhe siperfaqja e rrethit.
Kodi:
/* alko(at)albtux.de */
#include
using namespace std;
const double Pi = 3.141593;
int main()
{
double siperfaqja, perimetri, r = 2.5;
siperfaqja = Pi * r * r;
perimetri = 2 * Pi * r;
cout << "\n LLOGARITJET per Rrethin\n" << endl;
cout << "Rrezja: " << r << endl
<< "Siperfaqja: " << siperfaqja << endl
<< "Perimetri: " << perimetri << endl;
return 0;
}>>>>
Në këtë rast do të kemi:
# g++ -o prog3 prog3.cpp
#./prog3

Programi i katert të cilin po e emërtoj prog4.cpp ka të bëjë me trekendeshin e Paskalit.
/* alko(at)albtux.de */
#include
using namespace std;
int fact(int);
main()
{
int linja,i,j,k;
cout<<"Jepni numrin e linjave per trekendeshin:";
cin>>linja;
for(i=0;i
for(k=0;k<(linja-i);k++)
cout<<" ";
for(j=0;j<=i;j++)
cout<<" "<
}
int fact(int i)
{
int value=1;
while(i!=0)
{
value=value*i;
i--;
}
return value;
}">">"jepni>
Në këtë rast do të kemi:
# g++ -o prog4 prog4.cpp
#./prog4

P.S /* Te kodi që këtu shihet vetëm #include duhet të jetë #include iostream, kjo e fundit me kllapat <> */
...vazhdon
