Skip to Content

Google si makinë-standarde e kërkimit në Ubuntu Linux

Ubuntu

Google mbetet edhe më tutje si makinë-standarde e kërkimit në Ubuntu Linux edhe përkundër paralajmërimit në janar të këtij viti, se nga versioni i ardhshëm Ubuntu 10.04 LTS, Yahoo do të jetë si makinë standarde e kërkimit. Edhe pse zyrtarisht nuk tregohen arsyet, deri te ky ndryshim i 'papritur' - tashmë kur versioni 10.04 LTS është në fazën përfundimtare (edhe 21 ditë deri te versioni final), me siguri ka ardhur pas mosmarrëveshjeve sa i përket sponsorimit (pagesës), që kompania e lartëpërmendur duhej ti bënte shpërndarjes së njohur Ubuntu Linux.

Rick Spencer, i cili është udhëheqës në sektorin e zhvillimit të tavolinës së punës - Desktop tek Canonical, ka kërkuar nga zhvilluesit që deri më 15 prill 2010, të futet google si makinë-standarde e kërkimit në Ubuntu 10.04 LTS.