Skip to Content

Kubuntu Linux

KUbuntu

Kubuntu është thuaja se i ngjashëm me Ubuntu. Të gjitha programet që janë në Ubuntu funksionojnë edhe këtu. Dallimi kryesor është se Kubuntu për tryezë - desktop përdor KDE. Kubuntu është një Live-Linux, e cila pa problem instalohet në pllakën e ngurtë. Zakonisht versionet e deritanishme kanë dalur në prill dhe tetor. Në çdo dy vite del një version me përkrahje të gjatë. Versioni momental është Kubuntu 9.04.

USB Memory Sticks

Për të gjithë të interesuarit për sistemin operativ GNU / Linux, ju njoftoj se bëjë shitjen e USB 2.0 (USB Memory Sticks), me shpërndarjet e njohura të Linux-it: Debian GNU/Linux, Ubuntu dhe Kubuntu Linux. Të kuptohemi, këto USB janë të punuara nga unë (formatimi i USB si dhe instalimi i shpërndarjes së Linux-it në të); Prandaj edhe mund të punohen sipas dëshirës dhe nevojave tuaja. Vlen për tu theksuar se në particionin apo ndarjen për të dhënat, që unë këtu e kam titulluar DataAT dhe e cila sipas dëshirës mund të jetë FAT apo NTFS, mund të shkruani, ekzekutoni apo të bëni fshirjen e të dhënave si nga Windowsi poashtu edhe nga Linuxi. Poashtu prej këtu mund të keni çasje edhe në diskun e ngurtë të Windowsit apo Linuxit. Me vetëm disa komanda mund ta riktheni fjalëkalimin e humbur të administratorit apo përdoruesit në Windows.


Kubuntu Linux 9.04 Live USB-Stick

Ubuntu 9.04 "Jaunty Jackalope" në-USB-Sticks me 2, 4, 8 ose 16 GB

2 GB --> (19,90 EUR)
4 GB --> (+ 5,00 EUR = 24,90 EUR)
8 GB --> (+ 15,00 EUR = 34,90 EUR)
16 GB--> (+ 25,00 EUR = 44,90 EUR)


Shkurtimisht disa përparësi që duhet përmendur:

* Kubuntu Linux boot - imin e bënë direkt nga USB Stick(Flash)2.0

* 1,2,3 GB apo më shumë vend i lirë në USB për të dhënat tuaja (te USB 3GB e më lartë)

* mund ta zgjedhni gjuhën që doni: shqip, anglisht, gjermanisht apo gjuhë tjetër

* nuk ka nevojë për diskun e ngurtë në PC apo Laptopin tuaj

* punon *Stand Alone*, pra komplet(direkt) prej USB

* Kubuntu Linux ka aftësi të jashtëzakonshme për njohjen e "Hardware" - psh shtypësin apo skanuesin; ne PC apo Laptopin tuaj

* Njohja e drejtuesve (treiber ose driver) gjatë boot-imit.

* Komplet me Open Office, lojra të ndryshme, program për djegje etj

* Hapësira e punës KDE

*Pasi që Particioni *read only* është, surfimi në internet është më i sigurtë!

Parakushtet e sistemit:
Për të funksionuar e tëra duhet që Laptopi apo PC -ja të ketë së paku një USB Port të lirë, si dhe mundësinë të bëjë boot-imin e USB.
Vlen të theksohet se shumica e Laptopëve apo edhe PC -të e gjeneratës së re e kanë mundësinë e boot-imit nga USB.Te PC -të kjo gjë rregullohet në BIOS, ndërsa te shumica e Laptopëve, në fillim gjatë startimit duke shtypur F2 apo F12 (mvarësisht prej tipit).

Për Postë paguani:

* 4,00 EUR në Germany
* 7,00 EUR në Evropë - BE.
* 10,50 EUR në shtetet tjera jashtë BE-së

Pamja e USB-s

Te dhenat e USB

USB: 2.0 me LED tregues
Madhesia: 58mm x 16mm x 7mm
Pesha: 8g
Ruajtja e te dhenave: deri 10 vjet
*Transferimi i te dhenave: 10Mb/s
Perkrah sistemet operative: Windows 2000/Me/XP Plug & Play; Mac OS 9 ose me lart, Linux kernel 2.4 ose me lart.


Çmimet më lartë ishin për kohën kur është shkruar. Koha ndryshon edhe çmimet në treg ndryshojnë. Nëse me të vërtet jeni të interesuar, mund të më kontaktoni dhe të caktojmë çmimin me marrëveshje.