Skip to Content

Knoppix 6.3

Klaus Knopper, i cili është themeluesi i shpërndarjes së njohur Knoppix; ka paralajmëruar se do të bëjë publike versionin 6.3 të kësaj shpërndarje të njohur të Linux-it. Knoppix 6.3, i cila bazohet në Debian do të prezentohet në CeBIT 2010, e cila si zakonisht mbahet në Hanover të Gjermanisë; këtë herë prej 2 deri 6 mars 2010. Vizitorët e CeBIT 2010, mund ta shkarkojnë Knoppix 6.3 direkt në USB-të e tyre, të cilat duhet të jenë 5 GB ose më të mëdha.

T'ju rikujtojmë se, Knoppix ishte shpërndarja e parë, e cila mundësoi që sistemi operativ GNU/Linux të punoj si Live-CD. Pasi që nuk është i domosdoshëm instalimi në pllakën e ngurtë, shumë përdorues e përdorin për gjetjen e të dhënave të humbura, për testimin e harduerit apo edhe për gjëra tjera.