Knoppix 6.3 në CeBIT 2010
Klaus Knopper, i cili është themeluesi i shpërndarjes së njohur Knoppix, ka bërë sot publik versionin 6.3 të kësaj shpërndarje të njohur të Linux-it. Kjo bërje publike e këtij versioni është bërë në CeBIT 2010, i cili si zakonisht mbahet në Hanover të Gjermanisë: këtë herë prej 2 deri 6 mars 2010. Vizitorët e CeBIT 2010, mund ta shkarkojnë Knoppix 6.3 direkt në USB-të e tyre, të cilat duhet të jenë 5 GB ose më të mëdha.
...Klaus Knopper sot personalisht para një numri prej më shumë se 100 vetave në CeBIT ka bërë prezantimin e versionit të ri 6.3. Ai tregoi se si Knoppix mund të ngritet (boot) prej USB memorjeve edhe në telefona mobil dhe kamera. T'ju rikujtojmë se, Knoppix ishte shpërndarja e parë, e cila mundësoi që sistemi operativ GNU/Linux të punoj si Live-CD. Pasi që nuk është i domosdoshëm instalimi në pllakën e ngurtë, shumë përdorues e përdorin për gjetjen e të dhënave të humbura, për testimin e harduerit apo edhe për gjëra tjera.
