Skip to Content

Mandriva Linux 2010.0

Mandriva lëshon në përdorim versionin më të ri të kësaj shpërndarje: Mandriva Linux 2010.0. Rrallë herë më parë, ka pasur kaq shumë ndryshime gjatë kalimit prej një versioni në versionin tjetër - siq është rasti i tanishëm. Pikërisht për shkak të këtyre ndryshimeve të mëdha që janë bërë në këtë version kishte edhe një vonesë një mujore. Në këtë version kemi: KDE 4.3.2, Gnome 2.28, Firefox 3.5.3 (i aktualizuar në 3.5.5), OpenOffice 3.1.1, KOffice 2.0.82, Amarok 2.2 e shumë gjëra tjera.

Kerneli është në versionin 2.6.31, i cili ka një përkrahje të shkëlqyeshme të Harduer-it (sidomos në WLAN, Audio dhe Video). Sa i përket makinave virtuale mund të zgjedhet ndërmjet: VirtualBox 3.0.8, Xen-Kernel 2.6.30 dhe Qemu-kvm. sa i përket programeve të veçanta: Bash 4.0, GCC 4.4.1 dhe Glibc 2.10.1. Webserveri Apache është në versionin 2.2.14 , PHP si 5.3.1RC4 dhe Python në versionin 2.6. Python 3.0 është paraparë si alternativë. Shkakrimi i këtij versioni mund të bëhet prej këtu!.