Mandriva Linux 2010 Spring Alpha2
Shpërndarësi i njohur francez - Mandriva, lëshon në përdorim versionin e ri 2010 Spring Alpha2, i cili është ende në zhvillim e sipër. Ky version mund të shkarkohet si DVD-Image për Arkitekturat 32- dhe 64-Bit. Mandriva Linux 2010 Spring Alpha2 është me Kernel 2.6.33, X.org 7.5, Glibc 2.11, Gnome 2.29.6 dhe KDE 4.4 RC3. Në softuerin aktual gjinden edhe Firefox 3.6, OpenOffice.org 3.2b3 dhe shfletuesi i Googles Chromium. Risi tjera janë edhe Spamassassin 3.3 dhe Ruby 1.9.1.
Mandriva Linux 2010 Spring Alpha2 si DVD-ISO-Images, mund të shkarkohet nga server të ndryshëm.

