Skip to Content

PowerPC-Server me dimensione shumë të vogla!

skype

OpenBlockS 600 me PowerPC-CPU dhe Linux të instaluar më parë, është një server me dimensione shumë të vogla, për kohën: 8 x 13 x 3 cm madhësi dhe 240 Gram peshë. OpenBlockS 600 është modeli më i ri si embedded Linux-Server, për industri dhe privat. Procesori i tij është 600 MHz PowerPC-CPU (AMCC PowerPC 405EX), 1 GByte RAM dhe 128 MByte Flash-ROM.

Ka dy USB-2.0 të jashtme (externe) dhe një të brendshme (interne). Përveç këtyre ka dy kartela të rrjetit të rendit Gigabit.

Në këtë server është e instaluar Plat' Home (SSD/Linux), mirëpo punon pa probleme edhe me Debian, Ubuntu dhe Fedora.

Është me rëndësi të ceket se në temperaturat prej 0° deri 55° harxhon 8 Wat.
Çmimi momental është 600 $ dhe është në treg vetëm në SHBA. Se kur do të vjen në Europë ende nuk dihet.