OpenOffice 3.2
Ekipi i OpenOffice, ka bërë publike disa aspekte të versionit më të ri 3.2, i cili është planifikuar për muajin Janar të vitit 2010. Në webfaqet e OpenOffice mund të shikohen ndryshimet si dhe risitë që janë në këtë version në krahasim me versionin e mëparshëm. Si pikë e parë dhe shumë e rëndësishme për shumicën e përdoruesve - koha e fillimit(startimit) është zvogëluar dukshëm, përafërsisht 46 % në krahasim me versionin 3.0. Në këtë aspekt rol të rëndësishëm luajnë edhe sistemet operative (SO) - në rastin tonë GNU/Linux.
Versioni final i OpenOffice 3.2, siq u tha edhe më lartë është planifikuar për Janar të vitit 2010. Për të gjithë ata të cilët nuk mund të presin deri atëherë, shkarkimi i versionit ende të papërfunduar mund të bëhet prej këtu!
