OpenSuse 11.3 RC1
Ashtu siq ishte planifikuar, ekipi i OpenSuse - lëshon në përdorim versionin 11.3 RC1. Ky version i cili mund të shkarkohet prej këtu, përveç përshtypjes së mirë që le, përmban edhe Artwork si dhe Kernel 2.6.34, KDE 4.4.3, Gnome 2.30, Firefox 3.6.4, OpenOffice 3.2.1, X.org 7.5 etj.
Për KDE 4.4.3, ekipi i OpenSuse ka vendosur që të bëjë deaktivizimin e Strigi dhe Nepomuk. Përveç KDE dhe Gnome, OpenSuse si alternativë ka edhe tavolinat tjera të punës siq janë: XFCE dhe LXDE. Para daljes së versionit final i cili pritet më 15 korrik, pritet edhe një version i dytë RC më 01 korrik të këtij viti.
