Simplix Linux
Simplix Linux është një shpërndarje e re e Linux-it, e cila 100% përbëhet prej Debian GNU/Linux. Është një shpërndarje ndërmjet atyre që janë të mëdha (Knoppix, Ubuntu, Suse etj.) dhe atyre më të vogla (Damn Small Linux, Puppy Linux etj.). Kjo shpërndarje për dallim nga tjerat që zakonisht kanë GNOME ose KDE për desktop; përmban JWM-Desktop, që është shumë më i 'lehtë' për nga pesha sa i përket programeve. Simplix Linux, bazohet në versionin stabil të Debian-it.
Përparësi e kësaj shpërndarje është edhe mundësia e përdorimit nga PC-të më të vjetra si psh Pentium III me 128 MB RAM. Pas shkarkimit të ISO-Image e cila ka 490 MB, me programe të ndryshme të djeg'jes si psh GnomeBaker në linux, apo ndonjë tjetër në windows mund të startohet si LiveCD, pa patur nevojë për instalim në diskun e ngurtë. LiveCD ka përparësit e veta sidomos sa i përket virusëve, trojanëve apo softuerëve tjerë dashakeqës e sidomos për pagesat online (online banking), që në shtetet e zhvilluara janë veq domosdoshmëri.
Ekziston mundësia që Simplix Linux, të instalohet në diskun e ngurtë. Shkarkimin e Simplix Linux mund ta bëni prej këtu! Për më shumë mund të lexoni te webfaqja e Simplix Linux.
...Instalimi (emulimi), në vmware player - disa pamje (foto) këtu!











Startimi i desktopit bëhet me komandën startx.

P.S Kujdes: Për fillestarët do të ishte më mirë nëse e përdorni si Live CD, deri sa të adaptoheni me këtë shpërndarje të Linux-it.




P.S Të gjitha këto foto janë bërë nga unë - nga ekrani im. Lejoj kopjimin e tyre nëse ceket burimi: www.albtux.de