TV - 3D
Gati të gjithë prodhuesit e mëdhenj të TV siq janë: Sony, Panasonic , Samsung , LG dhe Toshiba, kanë paralajmëruar daljen në shitje të TV - 3D me syza të përshtatura për këtë qëllim. LG premton se do të dalë me shitjen e këtyre TV në prill të këtij viti në Germany. Shtrohet pyetja: Cila është arsyeja për një garim të tillë në mes këtyre prodhuesve!?
Me siguri është Kampionati Botëror në futboll i cili këtë vit mbahet verës, në Afrikën e Jugut. Një numër i madh i këtyre ndeshjeve (spekulohet me 25 ndeshje), do të jenë në 3D.
Se a do të arrijnë këta prodhues që deri në fillim të Kampionatit Botëror i cili fillon me 21 qershor 2010 të dalin në treg me prodhimet e tyre - mbetet të shohim. Së paku në SHBA mundësia për ti shikuar këto ndeshje në 3D është mundësuar, pasi që transmetuesi televiziv ESPN gjatë kësaj kohe - kampionatit botëror në futboll, do të filloj me një kanal TV - 3D. Përveç këtij transmetuesi edhe Discovery, IMAX dhe Sony kanë paralajmëruar një kanal të përbashkët TV - 3D.
