Skip to Content

USB 3.0 - "Superspeed" ne Linux

Në krahasim me sistemin operativ Windows; GNU/Linux - sistemi operativ gjithnjë e në rritje për nga numri i shfrytëzuesve, ka disa muaj që përkrah USB 3.0 që karakterizohet me një shpejtësi 4,8 Gbit/s. Kjo përkrahje nga ana e Linux-it është që nga kerneli 2.6.31. Sa për informim: Versioni i fundit stabil është 2.6.32.3.

Të kthehemi pak prapa... Kur në vitin 2002 doli në përdorim USB 2.0, ishte koha e fundit pasi që USB-1.1 ishte shumë i ngadalshëm, me një shpejtësi prej vetëm 12 Mbit/s. Edhe pse USB 2.0 me një shpejtësi 480 Mbit/s Brutto ishte dukshëm më i shpejtë se ai paraprak, me USB 3.0 kemi një rritje të theksuar.
Për çudi jemi në vitin 2010, e situata është thuaja e ngjashme me vitin 2002. Firmat e ndryshme elektronike shesin paisje me pllaka të ngurta të rendit TByte mirëpo këto sisteme përmbajnë ende USB 2.0. Shpresojmë se së shpejti USB 3.0 të integrohet me të madhe në sistemet kompjuterike, sidomos te Laptopet të cilët shiten me sistemin operativ GNU/Linux siq janë Lenovo apo edhe ndonjë tjetër!