Ubuntu 10.04 Alpha3
Një muaj pas daljes së versionit të dytë testues, lëshohet në përdorim Ubuntu 10.04 Alpha3. Ky version me përkrahje të gjatë (LTS) është ende në zhvillim dhe është lëshuar kryesisht për testim. Nëse jeni të interesuar për të kaluar në këtë version, atëherë këtë mund ta bëni pa patur nevojë për instalim të ri, por duke bërë rifreskimin e sistemit nga versionet ma të vjetra siq janë: Versioni 9.10 dhe 8.04 LTS. Risitë në këtë version janë: GNOME 2.29.6, KDE SC 4.4 si dhe kerneli i aktualizuar 2.6.32.
Risi tjetër është se në Firefox, Yahoo do të jetë si makinë standarte e kërkimit. Për risitë si dhe ndryshimet tjera mund të shikoni më gjerësisht këtu!

Shkarkimi i Ubuntu 10.04 Lucid Lynx Alpha 3, mund të bëhet prej këtu!
