Ubuntu 10.04 LTS
Shpërndarja e Linux-it Ubuntu 10.04 LTS »Lucid Lynx«, u lëshua në versionin përfundimtar (final). Këtu bëhet fjalë për një version LTS (Long Term Support), me përkrahje 3 vjeçare për desktop si dhe përkrahje 5 vjeçare për server. Ndër risitë kryesore në Ubuntu 10.04, përveç shpejtësisë edhe më të madhe të boot-imit, në krahasim me versionet paraprake është edhe integrimi i programeve të shumta, si dhe pamja krejtë tjetër në krahasim me versionet paraprake. Ubuntu 10.04 LTS përmban Linux-Kernel-in në Versionin 2.6.32.11, GNOME 2.30 dhe KDE SC 4.4. Ubuntu 10.04 LTS »Lucid Lynx« mund të shkarkohet prej këtu!

