Skip to Content

Ubuntu 10.04 LTS - Release Candidate(RC)

Ubuntu

Lëshohet në përdorim Ubuntu 10.04 LTS - Release Candidate(RC). Sipas Steve Langasek, ky version konsiderohet si i kryer, stabil dhe i përshtaqëm për të gjithë përdoruesit. Një javë më vonë, pritet të lëshohet në shkarkim versioni përfundimtar i Ubuntu 10.04 LTS, alias Lucid Lynx. Këtu bëhet fjalë për një version me përkrahje 3 vjeçare për desktop si dhe përkrahje 5 vjeçare për server.

Ndër risitë kryesore në Ubuntu 10.04, përveç shpejtësisë edhe më të madhe të boot-imit, në krahasim me versionet paraprake është edhe integrimi i programeve të shumta. Risitë tjera janë paraqitur në shkrimet e mëhershme.

Shkarkimi i Ubuntu 10.04 LTS RC alias Lucid Lynx, mund të bëhet prej këtu!