Skip to Content

Ubuntu 10.04 "Lucid Lynx" Alpha2

Ubuntu
Vazhdon zhvillimi i mëtejshëm i Ubuntu i cili tashmë është lëshuar në përdorim në versionin 10.04 Alpha2. Risi në këtë version është se Ubuntu nuk merrë më parasysh HAL (Hardware Abstraction Layer). Punën e HAL prej tash e tutje e ka DeviceKit. Sipas zhvilluesve të Ubuntu-s, një ndryshim i tillë sjellë përparësi sa i përket kohës së boot-imit. Ubuntu 10.04 "Lucid Lynx" Alpha2 vjen me kernel-in 2.6.32-10.14 si dhe versionet e reja të GNOME-s dhe KDE. GNOME vjen me versionin 2.29.4, ndërsa KDE me versionin 4.4RC1. Ubuntu 10.04 "Lucid Lynx", versioni përfundimtar i të cilit pritet të dalë në prill të 2010 - është me përkrahje të gjatë LTS (Long Term Support). Shkarkimi i këtij versioni mund të bëhet nga lidhjet e mëposhtme: - Ubuntu - Kubuntu - Xubuntu - Edubuntu