Ubuntu Linux, mbyll një vrimë të sigurisë në sistem!
Një gabim në modulin
pam_motd, ka mundësuar që në Ubuntu Linux, të krijohet një vrimë shumë e rrezikshme e sigurisë, e cila lejon të drejta plotësuese edhe në root(administratori në GNU/Linux). Ubuntu Linux tashmë ka lëshuar një paketë në qarkullim, e cila e eliminon këtë lëshim. Këshillohet që përdoruesit e Ubuntu Linux, sa më parë të instalojnë këtë paketë pasi që ky lëshim lejon të drejta plotësuese në të dhënën ku janë fjalëkalimet, pra në /etc/shadow.
Sipas të dhënave të zhvilluesve ky lëshim ka të bëjë vetëm me shpërndarjen e Ubuntu-s, e jo edhe me shpërndarjet tjera të Linux-it. Ubuntu Linux, siq thamë edhe më lartë këtë lëshim tashmë e ka evituar, ashtu që modulit të lartëpërmendur i ka hequr të drejtat administrative për të patur çasje te e dhëna motd.legal-notice.
