Skip to Content

Shfletues, sipas dëshirës!

Nga mesi i marsit të 2010, Microsoft ka vendosur të bëjë një rifreskim të sistemit, i cili do të ju mundësonte përdoruesve zgjedhjen e shfletuesit për të lundruar në www. Kjo vjen si rezultat i padisë të cilën i bënë disa shfletues konkurrent në gjyqin evropian, si dhe marrëveshjes që bënë këta dy të fundit. Për fillim si duket kjo do të vlejë vetëm për Evropë dhe ka të bëjë me Versionin Windows XP. Aty si alternativë janë futur disa shfletues siq janë: Firefox, Opera apo dhe Google Chrome.

Për përdoruesit e GNU/Linux-it, për fat të mirë një problem i tillë nuk ekziston!