Skip to Content

CERN përdor Sistemin Operativ GNU Linux

Në bazë të një pamje të ekranit (screenshot) , që kanë bërë gazetarët e BBC në vendin e ngjarjes mund të konstatohet se Instituti CERN (European Organization for Nuclear Research) përdor Sistemin Operativ (SO) GNU Linux, me pamjen e desktopit KDE. Për të gjithë ata që nuk kanë ndëgjuar për eksperimentin spektakular që u zhvillua kah fundi i vitit të kaluar, këtu një përshkrim i shkurtër... Shkenctarët nga të gjitha anët e botës, në një gyp prej 27 km i cili ka formën e rrethit kanë bërë përshpejtimin e protoneve dhe kanë lejuar që ato të ndeshen në mes vehte. Qëllimi i testit ishte simulimi i një krisme që do të mundësonte të kuptohej krijimi i Universit. Një numër fizikantësh ishin mjaft skeptik sa i përket këtij eksperimenti. Ata mendojnë se kjo do të shkaktonte krijimin e vrimave të zeza, të cilat gradualisht do ta thithnin edhe vetë planetën tonë - tokën. Njëri prej tyre ka bërë edhe një ankesë në gjykatën federale gjermane(kjo kërkesë e tija u anulua nga gjykata e lartëpërmendur). Edhe CERN për këto supozime të këtyre fizikantëve thotë se janë jo reale dhe i hudhë poshtë si të pabaza.