Skip to Content

DigitalSTROM

Në këtë shkrim do të paraqes një sistem të ri, i cili është në fazën përfundimtare të daljes së tij në treg. Bëhet fjalë për digitalSTROM (shqip: rryma digjitale), e cila është patentuar nga Wilfried Beck dhe Prof.Dr. Ludger Hovestadt në vitin 2006. DigitalSTROM është një sistem BUS, që mundëson kordinimin e shfrytëzuesve elektrik në qarkun e caktuar elektrik. Çka e dallon këtë sistem nga sistemet e tjera të këtij lloji?

Po e bëjë krahasimin me një sistem që e njoh dhe kam punuar me të. Bëhet fjalë EIB (European Installation Bus). Një ndryshim thelbësor ndërmjet këtyre dy sistemeve: EIB dhe digitalSTROM është se EIB nuk mund të integrohet në instalimin momental që keni në shtëpi, pasi që nuk mund të bëhen lidhjet e duhura elektrike, pa hapjen e kanaleve të nevojshme që mundësojnë lidhjen ndërprerës - aktor psh. Te digitalSTROM kjo mundësohet nga një mikro çip („Hochvolt-Chip“), i cili është në gjendje të punojë direkt me tension alternativ si dhe të instalohet në çdo kuti shpërndarëse për shkak të dimensioneve të vogla.
Risia tjetër - më e rëndësishmja për mua është softueri me të cilën punojnë këto dy sisteme që unë shkurtimisht i krahasova më lart. Deri sa te EIB, softueri - ETS kushton mjaft shtrenjtë, te
digitalSTROM kodi burimor do të jetë i hapur dhe se ky sistem do të punoj me sistemin operativ GNU/Linux.

Nëse jeni të interesuar të dini më shumë, atëher klikoni te webfaqja zyrtare e digitalSTROM, këtu!