Drupal në version të ri
Drupal ka kaluar në një version të ri, për ti mbyllur disa vrima të sigurisë që ishin paraqitur në versionin paraprak. Gabimi kryesor qëndronte aty se, sulmuesi nëpërmjet OpenID mund të kyçej e pastaj të kishte kontrollin mbi konton e ndonjë përdoruesi tjetër. Kjo tashmë është eliminuar me këtë versionin e ri. Edhe albtux.de e cila ka këtë CMS (Content Management Systems), ka bërë rifreskimin me versionin e fundit. Para se të bëni një gjë të tillë do të ishte mirë te webfaqja zyrtare të shikoni ndryshimet e bëra.

