Skip to Content

Elektronikë

TV - 3D

Gati të gjithë prodhuesit e mëdhenj të TV siq janë: Sony, Panasonic , Samsung , LG dhe Toshiba, kanë paralajmëruar daljen në shitje të TV - 3D me syza të përshtatura për këtë qëllim. LG premton se do të dalë me shitjen e këtyre TV në prill të këtij viti në Germany. Shtrohet pyetja: Cila është arsyeja për një garim të tillë në mes këtyre prodhuesve!?
Me siguri është Kampionati Botëror në futboll i cili këtë vit mbahet verës, në Afrikën e Jugut. Një numër i madh i këtyre ndeshjeve (spekulohet me 25 ndeshje), do të jenë në 3D.

USB-Stick i cili peshon vetëm 2 Gram

Shpërndarësi i njohur Glyn, ka paraqitur një nanoUSB Stick prej Xmore si „Plug and Forget“ (kyç dhe harro). Intersant për këtë mini USB janë dimensionet shumë të vogla (19,4 mm x 15,4 mm x 6,9 mm dhe peshë prej vetëm 2 g), të cilat sipas shpërndarësit janë më të voglat në botë; të paraqitura deri në këtë moment. Këto USB janë me kapacitet 2 GB, 4 GB, 8 GB ose 16 GB. Përkrahen nga këto sisteme operative: Win 98 , Win ME/2000/XP/Vista dhe Mac OS 9.x/Mac OS X.

Transmetimi i 1 Kilowatt energjie pa tela

Firma Showa Aircraft Industry Co Ltd, bëri publike se ka zhvilluar një sistem elektromagnetik për bartjen e energjisë për fuqi relativisht të mëdha. Transmetimi i energjisë funksionon poashtu deri në një largësi prej 1 m. Në një tubim - AT International 2009, i cili u mbajt në Yokohama të Japonisë, kjo u demonstrua edhe praktikisht - live. Energjia elektrike transmetohet me këtë rast si induksion elektromagnetik nga një bobinë primare në atë sekondare. Në rastet normale një transmetim i tillë në largësitë prej vetëm 10 cm shkakton probleme relativisht të mëdha, shkaku i nxemjes.

Telefoni mobil, i cili mbushet vetë

Për të gjithë ata të cilët telefonojnë shumë - një lajm i cili do ti gëzoj me siguri. Vetëm pas disa viteve pritet të dalë Telefoni mobil, i cili mbushet vetë; pra pa pasur nevojë sikur sot të mbushet nga rrjeti elektrik. Pikërisht është NOKIA e cila po punon në këtë drejtim; rrezatimi nga radio transmetuesit që ndodhen në ambientin ku jetojmë, do të shndërrohej në rrymë dhe kështu do të furnizohej Telefoni mobil.

Linux i pari sistem operativ i cili përkrahë USB 3.0

Pas një projekti që ka zgjatur një vit e gjysmë; GNU / Linux, do të jetë i pari sistem operativ (SO) i cili përkrahë USB 3.0. Në blogun e saj programuesja e Intel-it Sarah Sharp ka bërë publik drejtuesin e USB 3.0. Bëhet fjalë për një drejtues i cili komunikon me xHCI (Extensible Host Controller INterface). Kodi burimor është këtu!

Të dhënat prej telefonit mobil direkt në USB

Nëpërmjet "Mobidapter" nga ELAN, mund të kopjohen apo më mirë të themi transferohen të dhënat prej telefonit mobil direkt në USB. Si parakusht është që telefoni mobil të posedoj një microSD, i cili në telefonat e kohës që po kalojmë është pothuajse çdo kund prezent. Një PC për një transferim të tillë nuk është i nevojshëm. Pra me anët të këtij mjeti - "Mobidapter" mundet të bëhet transferimi i fotove, mp3 apo gjërave të tilla të ngjashme direkt prej telefonave mobil, SmartPhones apo paisjeve tjera të ngjashme direkt në USB.
Syndicate content