Skip to Content

Firefox feston 5 vjetorin e daljes

Shfletuesi tashmë shumë i njohur - Firefox, feston 5 vjetorin e daljes. Pikërisht më 9 nëntor 2004 nën mbishkrimin "Fire" u bë publikimi i këtij shfletuesi. Një reklame në FAZ, e cila u financua vetë nga përdoruesit, bëri që ky shfletues të popullarizohet shumë shpejtë.

Përdoruesit e tij për një kohë të shkurtër kishin arritur nga donacionet të grumbullojnë 48.000 Euro, aq sa ishin të nevojshme në atë kohë për një reklamim të tillë. Ishin pikërisht 2403 dhurues (donatorë) që mundësuan që ky shfletues i njohur të jetë aty sot ku është. Në fakt startimi oficiel i këtij shfletuesi u bë në datën e theksuar më lart, ndërsa reklama u publikua gati një muaj më vonë.
Është me rëndësi të theksohet se si u organizua ky komunitet i Kodit burimor të hapur(Open-Source); i cili për një kohë relativisht të shkurtër arriti të grumbulloj shumën e theksuar më lart. Firefox tashmë ka arritur të ketë numër të madh të përdoruesve. Sipas Zdnet - në Germany, Firefox me 40% të përdoruesve është shumë më përpara se Internet Explorer. Në rangun botëror sipas Marketshare.hitslink.com 24% përdorin Firefox (tendenca në rritje), Internet Explorer 65% (tendenca në zbritje), Chrome, Safari dhe Opera janë nën 5%. Vlen të thekësohet se Firefox është i përkthyer edhe në shqip - në Linux dhe sistemet tjera operative.