Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.


Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit

AlbtuX  |  Te ndryshme  |  Shitje & Blerje | Sherbime | Freelancer  |  USB Memory Sticks
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: USB Memory Sticks  (Lexuar 643 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
alko
Moderator i pergjithshem
Jr. Member
*****
Postime: 59


AlbtuX


WWW
« : 29 Dhjetor 2009, 03:25:54 pm »



Për të gjithë të interesuarit për sistemin operativ GNU / Linux, ju njoftoj se bëjë shitjen e USB 2.0 (USB Memory Sticks), me shpërndarjet e njohura të Linux-it: Debian GNU/Linux, Ubuntu dhe Kubuntu Linux. Të kuptohemi, këto USB janë të punuara nga unë (formatimi i USB si dhe instalimi i shpërndarjes së Linux-it në të); Prandaj edhe mund të punohen sipas dëshirës dhe nevojave tuaja. Vlen për tu theksuar se në particionin apo ndarjen për të dhënat, që unë këtu e kam titulluar DataAT dhe e cila sipas dëshirës mund të jetë FAT apo NTFS, mund të shkruani, ekzekutoni apo të bëni fshirjen e të dhënave si nga Windowsi poashtu edhe nga Linuxi. Poashtu prej këtu mund të keni çasje edhe në diskun e ngurtë të Windowsit apo Linuxit. Me vetëm disa komanda mund ta riktheni fjalëkalimin e humbur të administratorit apo përdoruesit në Windows.

Shkurtimisht disa përparësi që duhet përmendur:

* Ubuntu Linux boot - imin e bënë direkt nga USB Stick(Flash)2.0

* 1,2,3 GB apo më shumë vend i lirë në USB për të dhënat tuaja (te USB 3GB e më lartë)

* mund ta zgjedhni gjuhën që doni: shqip, anglisht, gjermanisht apo gjuhë tjetër

* nuk ka nevojë për diskun e ngurtë në PC apo Laptopin tuaj

* punon *Stand Alone*, pra komplet(direkt) prej USB

* Ubuntu Linux ka aftësi të jashtëzakonshme për njohjen e "Hardware" - psh shtypësin apo skanuesin; ne PC apo Laptopin tuaj

* Njohja e drejtuesve (treiber ose driver) gjatë boot-imit.

* Komplet me Open Office, lojra të ndryshme, program për djegje etj

* Hapësira e punës GNOME

*Pasi që Particioni *read only* është, surfimi në internet është më i sigurtë!

Parakushtet e sistemit:
Për të funksionuar e tëra duhet që Laptopi apo PC -ja të ketë së paku një USB Port të lirë, si dhe mundësinë të bëjë boot-imin e USB. Shumica e Laptopëve apo edhe PC -të e gjeneratës së re e kanë mundësinë e boot-imit nga USB.Te PC -të kjo gjë rregullohet në BIOS, ndërsa te shumica e Laptopëve, në fillim gjatë startimit duke shtypur F2 apo F12 (mvarësisht prej tipit).
Vlen për tu theksuar se në particionin prej 2 GB që këtu e kam titulluar DataAT dhe e cila sipas dëshirës mund të jetë FAT apo NTFS, mund të shkruani, fshini apo ekzekutoni të dhëna si nga Windowsi poashtu edhe nga Linuxi. Poashtu prej këtu mund të keni çasje edhe në diskun e ngurtë të Windowsit apo Linuxit.







Te dhenat e USB

USB: 2.0 me LED tregues
Madhesia: 58mm x 16mm x 7mm
Pesha: 8g
Ruajtja e te dhenave: deri 10 vjet
*Transferimi i te dhenave: 10Mb/s
Perkrah sistemet operative: Windows 2000/Me/XP Plug & Play; Mac OS 9 ose me lart, Linux kernel 2.4 ose me lart.

Nëse jeni të interesuar mund të më kontaktoni këtu. Vetëm kërkesat serioze do të mirren parasysh!
Pagesa bëhet paraprakisht në Bankkonto, ose edhe me Paypal.

Këtu më poshtë po i paraqes disa foto nga USB live Ubuntu Linux, nga të cilat mund të shihen:
njohja e ndarjeve (particioneve) në diskun e ngurtë, që në rastin tim konkret janë katër; lidhja me internet - në rastin tim ADSL si dhe pamja e webfaqes: albtux.de







Nëse jeni të interesuar për të blerë USB stick, mund të më kontaktoni edhe direkt, këtu!
Citim
Mon, 20/07/2009 - 17:38 — alko
Identifikuar

I gjithe materiali ne kete teme është i lëshuar nën licensën .
AlbtuX
   

 Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Powered by SMF 1.1.11 | SMF © 2006-2009, Simple Machines LLC | Takime Forum | Twitter | Flickr | ALBTUX