Pasi që te programi i parë
hello.pl
, theksuam se Perl ka mjaft ngjashmëri me gjuhën programuese C, atëherë nënkuptohet se edhe këtu do të jenë të pranishme harqet. Me ndihmën e dy funksioneve next dhe last, mund të drejtohet harku (schleife) ashtu si ne dëshirojmë.
Kështu psh mundet një hark të kalohet apo të përfundohet(mbyllet) para kohe. Hapim një gedit dhe shkruajmë:
#!/usr/local/bin/perl -w
use strict;
for(my $i = 0; $i < 25; $i++) { print "$i " }
print "\n";
for(my $i = 0; $i < 25; $i++) {
if($i == 6) { next } # '6' kalohet
print "$i ";
}
print "\n";
for(my $i = 0; $i < 25; $i++) {
if($i == 7) { last } # tek '7' nderprehet
print "$i ";
}
print "\n";
e titullojmë sipas dëshirës
harku.pl
. E bëjmë të ekzekutueshme:
chmod u+x harku.pl
E ekzekutojmë në terminal:
perl harku.pl
dhe do të kemi rezultatin:
0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24
0 1 2 3 4 5 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24
0 1 2 3 4 5 6
e Premte, 03/07/2009 - 14:00 — alko