Skip to Content

GNU Linux

Linux Mint 9 "Isadora"

mint

Lëshohet në përdorim Linux Mint 9 "Isadora". Kjo shpërndarje tashmë e njohur nga Irlanda, bazohet në Ubuntu - në rastin konkret në Ubuntu 10.04. Ndër risitë kryesore të këtij versioni është Software-Manager, me më shumë se 30000 paketa - programe. Vlen të theksohet se ky version i Linux Mint, ka disa ndryshime të theksuara sa i përket versionit të Ubuntu 10.04. Edhe ky version i Linux Mint do të jetë me përkrahje të gjatë LTS (Long Term Support).

Ubuntu 10.04 LTS - Release Candidate(RC)

Ubuntu

Lëshohet në përdorim Ubuntu 10.04 LTS - Release Candidate(RC). Sipas Steve Langasek, ky version konsiderohet si i kryer, stabil dhe i përshtaqëm për të gjithë përdoruesit. Një javë më vonë, pritet të lëshohet në shkarkim versioni përfundimtar i Ubuntu 10.04 LTS, alias Lucid Lynx. Këtu bëhet fjalë për një version me përkrahje 3 vjeçare për desktop si dhe përkrahje 5 vjeçare për server.

Ubuntu 10.04 LTS Beta 2

Ubuntu

Lëshohet në përdorim Ubuntu 10.04 LTS Beta 2, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë i fundit sa i përket Beta versioneve. Në krahasim me versionin paraprak Beta 1, ka disa ndryshime të vogla. Risi në këtë version të Ubuntu-s, është versioni final i GNOME 2.30 si dhe fakti se Google do të jetë përsëri si makinë-standarde e kërkimit. Para versionit final të Ubuntu 10.04 LTS, i cili pritet të dalë më 29 prill 2010, do të ketë edhe një Release Candidate i cili është planifikuar më 22 prill. Ndryshimet e fundit nga zhvilluesit janë paraparë të ndodhin deri më 14 prill 2010.

Google si makinë-standarde e kërkimit në Ubuntu Linux

Ubuntu

Google mbetet edhe më tutje si makinë-standarde e kërkimit në Ubuntu Linux edhe përkundër paralajmërimit në janar të këtij viti, se nga versioni i ardhshëm Ubuntu 10.04 LTS, Yahoo do të jetë si makinë standarde e kërkimit. Edhe pse zyrtarisht nuk tregohen arsyet, deri te ky ndryshim i 'papritur' - tashmë kur versioni 10.04 LTS është në fazën përfundimtare (edhe 21 ditë deri te versioni final), me siguri ka ardhur pas mosmarrëveshjeve sa i përket sponsorimit (pagesës), që kompania e lartëpërmendur duhej ti bënte shpërndarjes së njohur Ubuntu Linux.

Syndicate content