Skip to Content

GNU Linux

Knoppix 6.2 me LXDE-Desktop

Klaus Knopper, ka bërë rifreskimin e shpërndarjes së tij shumë të njohur - Knoppix, në Versionin 6.2. Aty përfshihet edhe Adriane në versionin 1.2, me një desktop të përshtaqëm për të verbërit dhe personat me probleme të të pamurit. Në këtë version Knoppix starton me LXDE-Desktop, mirëpo nëse bëni shkarkimin e plotë - DVD, aty kemi edhe: GNOME, KDE, LXDE, LarsWM, GNOME/OpenBox, KDE/OpenBox dhe OpenBox.

OpenSUSE 11.2

OpenSuseShpërndarësi i Linux-it - OpenSUSE lëshon në përdorim, versionin final 11.2 - Codename "Emerald". Në krahasim me versionin paraprak, ky version ka ndryshime të theksuara. Ky version përmban në vehte: KDE 4.3, GNOME 2.28 me OpenOffice.org 3.1, Firefox 3.5.4, Kernel 2.6.31 si dhe sistemet e të dhënave Ext4 dhe Btrfs.

Vrimë e sigurisë në bërthamën e Linux-it

Brad Spengler, ka bërë publike se ekziston një vrimë e sigurisë në bërthamën - kernelin e linux-it, në versionet 2.6.x dhe thekson se brenda ditës mund ta paraqes edhe eksploitin përkatës. Earl Chew, kah mesi i tetorit ka treguar se ekziston një bug në kernel në versionet 2.6.x dhe se një gjë e tillë do të eleminohet tërësisht në versionin 2.6.32.

Shfletuesi (browser) UZBL

Në një shkrim të mëhershëm ju njoftova për një shfletues minimal i cili funksionon me vetëm një terminal. Aty tregova se si bëhet instalimi në shpërndarjen e njohur të Linux-it, Ubuntu. Ishte një 'punë', e cila për përdoruesin e rëndomtë (fillestar), nuk ishte edhe e lehtë. Sot duke bërë rifreskimin e sistemit - Debian Sid, më shkoi në mendje ky shfletues. Në krahasim me Debian lenny, që përdori në jetën e përditshme (këtu nuk mund të instalohet direkt); në Debian Sid (versioni jo stabil), e instalova me komandën e rëndomtë: apt-get install uzbl

Syndicate content