Simplix Linux është një shpërndarje e re e Linux-it, e cila 100% përbëhet prej Debian GNU/Linux. Është një shpërndarje ndërmjet atyre që janë të mëdha (Knoppix, Ubuntu, Suse etj.) dhe atyre më të vogla (Damn Small Linux, Puppy Linux etj.). Kjo shpërndarje për dallim nga tjerat që zakonisht kanë GNOME ose KDE për desktop; përmban JWM-Desktop, që është shumë më i 'lehtë' për nga pesha sa i përket programeve. Simplix Linux, bazohet në versionin stabil të Debian-it.