Skip to Content

GNU Linux

Dita e Beta versioneve në Linux

Ubuntususe

Dita e djeshme mund të quhet Dita e Beta versioneve në Linux. Përveç OpenSuse e cila bëri publike OpenSuse 11.2 Milestone 8, poashtu edhe Ubuntu lëshon në përdorim versionin e parë Beta - Ubuntu 9.10 alias Karmic Koala.

FSF rifreskon listën e shpërndarjeve të lira

FSF (Free Software Foundation) rifreskon listën e shpërndarjeve të lira (free) të sistemit operativ GNU/Linux. Kush mendon se Debian, Ubuntu dhe Fedora përmbajnë vetëm softuer të lirë (free) - gabohet. Këto shpërndarje të njohura të GNU/Linux-it, nuk janë më në listën e shpërndarjeve të lira (free).

Slackware lëshon në përdorim versionin e saj të 13.

Shpërndarja e njohur e Linux-it Slackware, lëshon në përdorim versionin e saj të 13. Për herë të parë kjo shpërndarje me traditë, jepë një version edhe për PC me 64-Bit. Njëkohësisht këtu kemi edhe kalimin nga KDE 3 në KDE 4. Kernel 2.6.29.6, i cili është prezent këtu, përkrah përshpejtimin grafik të DRI dhe është në përdorim për makinat me një apo shumë procesor.

GNU/Linux gjithnjë e më shumë konkurrent për Microsoft!

Sipas të dhënave të fundit të kompanisë së njohur - Microsoft, në sektorin e shitjes së softuerit të tyre kishte një rënje prej 30 % në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Një ndër arsyet kryesore për këtë rënje relativisht të madhe, janë konkurentët kryesor siq janë GNU/Linux dhe Apple, si dhe partnerët kryesor të saj HP dhe Intel. Për këtë kompani problem serioz paraqet rritja në fitime të tregut në SHBA e Apple si dhe GNU/Linux. Sidomos shitja e PC-ve me sistemin operativ GNU/Linux ka një rritje të vazhdueshme. Pastaj partnerët e tij siq janë HP dhe Intel kanë një bashkëpunim në rritje me shpërndarjet e ndryshme të sistemit operativ GNU/LInux.
Syndicate content