Linus Torvalds, lëshon në përdorim Linux-Kernel 2.6.30. Ky version dallohet nga të mëparshmit, për sisteme të reja të dhënash, startim më të shpejt të sistemit si dhe për një numër të madh të aktualizimeve. Përveç maskotës, e cila kthehet përsëri, risi janë edhe ndryshimet për sistemin e të dhënave Ext 4. Sa i përketë kartelës grafike, kerneli i ri i përkrahë ato të ATI - të rendit R6xx/R7xx. Në brezin WLAN, kerneli 2.6.30 përkrah standartin IEEE 802.11w, e cila ka për qëllim - ndërrimin e të dhënave ta siguroj. Përsëri edhe këtë herë ka edhe një numër të kartelave që përkrah si psh: Atheros (AR9170), Atmel (AT76c50x), PRISM54-Chips, si dhe Nokias N800/N810. Kush dëshiron ta testoj kernelin e ri, mund ta shkarkoj prej këtu!