Skip to Content

Kondensatori për fije Optike në një Mikro-Chip të Siliciumit.

kondensatori

Studiuesit në Universitetin e Sidneit (Sydney), arritën të realizojnë një Integrues (Integrator) optik në një Mikro-Chip CMOS (Complementary Metal Oxide Semiconductor) të Siliciumit. Ky zbulim është një hap i rëndësishëm në drejtim të kompjuterëve optik, të cilët sinjalet optike do ti transmetonin me një shpejtësi shumë më të madhe se sa kompjuterët elektronikë. Ky zbulim do të mundëson transmetimin, përpunimin si dhe ruajtjen e të dhënave krejtësisht në mënyrë optike.

Integratori optik mund të krahasohet me një kondensator për fije optike. Ai përbëhet nga një Mikro-rreth-Resonator dhe formon një integral në formë valore të dritës me një shpejtësi të përpunimit të të dhënave prej 200 GHz. Pasi që Integruesit optik bazohen në Silizium; lejojnë që relativisht thjeshtë të prodhohen, me që Siliziumi është një element i cili gjendet me një sasi të madhe në natyrë. Për më shumë mund të lexoni ketu!