Skip to Content

Konfigurimi i Kernelit - Linux (pjesa e parë)

Për të kompiluar kernelin në PC tuaj ju duhet një Kernel-Linux Source. Atë mund ta merrni nga faqja zyrtare - Linux Kernel. Aty merrni atë në formën .tar.bz2 ose .tar.gz dhe pastaj duhet ta bëni ekstrahimin në /usr/src .
Versioni i fundit stabil është 2.6.31. Këtu kam paraqitur versionin stabil 2.6.26.
Unë jam përdorues i shpërndarjes së njohur Debian GNU/Linux. Shkarkimin e bëjë nëpërmjet të apt.
alko:~#apt-get install linux-source-2.6.26.tar.bz2 linux-headers-2.6.26-2-686

Me anë të komandës së mëposhtme shikojmë paketat e shkarkuara më lartë:

alko:~# ls -l /usr/src
drwxr-xr-x 4 root root 4096 2009-09-05 14:11 linux-headers-2.6.26-2-686
-rw-r--r-- 1 root root 48596436 2009-08-19 11:45 linux-source-2.6.26.tar.bz2
alko:~# cd /usr/src

Ekstrahimin e bëjmë kështu:

alko:/usr/src#tar xvfj linux-source-2.6.26.tar.bz2
alko:/usr/src#ln -s /usr/src/linux-source-2.6.26 /usr/src/linux

Konfigurimi i Kernel-Linux Source është tek /usr/src/linux/.config

Për mos me ba konfigurimin në mënyrë manuale ekzistojnë edhe programe ndihmëse që mjaft e lehtësojnë punën.
make config program i orientuar me tekst.
make menuconfig program i bazuar në grafikë.
make xconfig

alko:/usr/src/linux# make menuconfig

Nëse këto programe nuk startojnë atëherë ju mungon diçka nga këto programe:

libncurses5
libncurses5-dev
gcc

Në mënyrë që mos me ba konfigurimin e kernelit prej fillimit e merrë të dhënën konfiguruese momentale e cila gjendet këtu /boot/config-versioni xxx dhe e modifikon për kernelin aktual të cilin dëshironi ta konfiguroni.

cp /boot/config-2.6.x-1-x86 /usr/src/linux/.config

Është konfigurimi komplet atëhere duhet ba Kompilimin

Për një Kernel 2.6.x:

make all
make modules_install

Nëse çdo gjë ka rrjedhur siq duhet atëhere kerneli i ri duhet të jetë këtu:
/usr/src/linux/arch/i386/boot/bzImage dhe mund të kopjohet te /boot.Unë po e emëroj /boot/testkernel-versioni(ju mund ta emëroni qysh të doni)
Nëse përdorni Grub atëher bëhen ndryshimet te /boot/grub/menu.lst
title Linux , kernel 2.x.x
root (hd0,0)
kernel /boot/testkernel-versioni root=/dev/sda1 ro
savedefault
boot

...Te unë kjo ka funksionuar pasi që e kam bërë disa herë.Nëse rastësisht ka ndonjë lëshim atëherë paraqitne këtu.Nëse keni probleme filloni prapë....deri sa ta gjeni konfigurimine saktë që ju duhet. Këtë artikull e kam shkruar më herët, kur në Debian GNU/Linux, kerneli ishte 2.6.18. Kerneli i tashëm në versionin stabil të shpërndarjes së sipërshënuar është 2.6.26. Në një artikull të mëvonshëm do ta paraqes konfigurimin e versionit të fundit në një shpërndarje të Linuxit: Debian, LinuxMint apo ubuntu Linux.
P.S për përdoruesit fillestar të Linux-it, nuk është e preferuar të bëjnë një gjë të tillë; për arsye të vetme, për të mos e prishur sistemin.