Linux apo Windows është më i shpejtë?
Shumë shpeshë shtrohet pyetja: është Linux apo Windows më i shpejtë? Një krahasimin i shpejtësisë së hyrjes (boot) ndërmjet këtyre dy sistemeve të ndryshme operative, është bërë në shkurt të këtij viti nga Tuxradar.com. Këta bën publik një krahasim të tillë ndërmjet versioneve përkatëse: Ubuntu 8.04/9.04 dhe Windows Vista/7. Kjo bëri që të ketë mjaft polemnika sa i përket vlerave të publikuara, që për disa ishin irelevante.
Tuxradar ka paraqitur përsëri një krahasim të tillë, tash ndërmjet Ubuntu 9.04 dhe 9.10 në njërën anë dhe Windows Vista dhe Windows 7 në anën tjetër. Është matur koha e startimit (Bootloader) deri te hapja e webfaqes së Tuxradar me shfletuesin e njohur Firefox. Nga video e publikuar më poshtë shihet qartë se Ubuntu Linux është shumë më i shpejtë se Windows në të dyja rastet.