Transmetimi i 1 Kilowatt energjie pa tela
Firma Showa Aircraft Industry Co Ltd, bëri publike se ka zhvilluar një sistem elektromagnetik për bartjen e energjisë për fuqi relativisht të mëdha. Transmetimi i energjisë funksionon poashtu deri në një largësi prej 1 m. Në një tubim - AT International 2009, i cili u mbajt në Yokohama të Japonisë, kjo u demonstrua edhe praktikisht - live. Energjia elektrike transmetohet me këtë rast si induksion elektromagnetik nga një bobinë primare në atë sekondare. Në rastet normale një transmetim i tillë në largësitë prej vetëm 10 cm shkakton probleme relativisht të mëdha, shkaku i nxemjes. Showa Aircraft deri më tash nuk i ka bërë publik detajet e funksionimit. Sipas tyre do të arrihen transmetime solide deri në 60 cm, që për momentin për teknologjinë ekzistuese një revolucion do të ishte.
Demonstrimi i eksperimentit që u tregua nga firma e lartëpërmendur, kishte të bëjë me furnizimin e 100-W-Lampave, me çrast bobinat ishin të larguara 60 cm njëra prej tjetrës. Sipas tyre kjo do të gjejë një aplikim te makinat e rënda të cilat kanë të bëjnë me ftohje, pasi që kur motori pushon në rastet e deritashme ato kanë probleme të theksuara.
Për më shumë mund të lexoni te webfaqja zyrtare e firmës,këtu:http://www.showa-aircraft.co.jp/en/index.html