Shpejtuesi i grimcave LHC, është gati për ristartim
Shpejtuesi i grimcave LHC (Large Hadron Collider), sipas të dhënave të Organizatës Europiane për hulumtime bërthamore (CERN), është riparuar dhe sipas të gjitha gjasave në nëntor të këtij viti do të jetë prapë në funksion. Së fundi kishte disa teste në stabilizatorët e bakrit i cili përmban 10.000 shina, të cilat bëjnë lidhjen e magneteve superpërçuese. Këto teste sipas drejtorit gjeneral - Rolf Heuer, kanë kaluar të gjitha pozitivisht.
Në shtatorin e kaluar kishte një defekt në lidhjet elektrike (një lidhje ndërmjet dy magneteve ishte shkrirë), e cila si pasojë kishte shkaktuar një defekt mekanik me ç'rast kishte shkaktuar një defekt tjetör në sistemin e Heliumit. Ky sistem bënë që magnetet të jenë ftohur deri në 1,9 Kelvin, në mënyrë që ato këtu ti kenë vlerat më të mira përçuese. Si pasojë e këtyre defekteve një sasi prej gati 1 tonë Heliumi ishte shpërndarë në tunelet nëntokësore dhe vetëm pas 9 ditëve e tërë paisja e shpejtimit të grimcave u deshtë të çkyçej.
Pas riparimit të këtyre defekteve, udhëheqësit e këtij projekti janë të sigurtë se shpejtuesi i grimcave këtë herë do të funksionojë ashtu siq duhet. Për fillim do të punohet me një energji prej 3,5 TeV për rrezatim të protoneve, për të parë se si do të funksionoj LHC - sistemi.