Skip to Content

Linux gjithnjë e më shumë edhe në Smartphone

Sipas studimeve të fundit, Windows Mobile ka vetëm 10 % pjesëmarrje në tregun e Smartphone. Tash edhe Samsung dëshiron që telefonat e kësaj kompanie të kenë sistemin operativ GNU Linux. Si një ndër kompanitë më të mëdha të telefonave mobil, për nga renditja ishte ndër të fundit që mori këtë hap për kalim prej sistemit operativ WindowsCE në sistemin operativ GNU Linux. Është e vërtet se Windows nga kompania e njohur Microsoft, ka humbur shumë në tregun e Smartphone, si shkak i përdorimit gjithnjë e më të madh të Blackberry, iPhone dhe Android. Në anën tjetër nuk ka gati asnjë kompani serioze të telefonave mobil e cila nuk përdor sistemin operativ GNU Linux. Një rritje kaq të madhe të përdorimit të këtij sistemi operativ ka ardhur si pasojë e zhvillimit të mëtejmë teknik. Gati shumica e paisjeve të reja kanë një ekran i cili funksionon vetëm me prekje - 'Touchscreen'. Kush ka pasur WindowsCE, e di se pamja grafike e këtij sistemi për 'Touchscreen' lënë mjaft për tu dëshiruar.