Skip to Content

Pajisjet për mbushje të telefonave mobil

Shumë përdorues të telefonave Mobil (Handy), lejojnë që pajisjet për mbushje të jenë gjatë tërë kohës të kyçura në rrjetin elektrik. Këto paisje janë 'ngrënës' të qetë të rrymës! Edhe pse këto paisje dita ditës gjithnjë e më tepër janë mjaft kursimtare të energjisë, ato megjithatë harxhojnë energji të panevojshme në Standby modus.

Sipas Nokia-s 'dembel-llëku' i përdoruesve të telefonave mobil, shkakton humbjen e dy të tretave të energjisë, ndërsa një e treta shkaktohet nga qarku i rrjetës. Në të ardhmen sipas rregullave të BE qarku i rrjetës gjatë punës në 'Standby' modus duhet të marrë më së shumti 0,3 Watt.