Skip to Content

Epidemia e gripit - fitime për domenet në parkim!

Para disa ditësh në Meksikë është përhapur epidemia e një gripi vdekjeprurës të derrave, duke shkaktuar vdekjen e të paktën disa personave dhe duke shtuar shqetësimet lidhur me një pandemi të mundshme. Pikërisht kjo epidemi po shfrytëzohet nga persona të ndryshëm për të hapur domene me temën e sipërtheksuar. Ata pastaj i parkojnë këto domene dhe nëpërmjet reklamave që janë aty arrijnë të fitojnë! Ja disa prej tyre: mexikanischegrippe.de, neuegrippe.de, nordamerikanischegrippe.de etj...