Skip to Content

Vazhdon eksperimenti i madh

Organizata Europiane për hulumtime bërthamore (CERN), bënë hapa përpara sa i përket riparimit të shpejtuesit të grimcave LHC. Më 30 prill të këtij viti u bë riparimi i fundit i elektromagnetit, nga 53 sa ishin gjithësejt. Large Hadron Collider (LHC) është eksperimenti më i madh i njerëzimit në lëminë e fizikës deri më tash. Në një rreth prej 27 km, në një ditë të ardhme, protonet do të përshpejtohen me një energji deri 7 TeV (Tera elektro Volt) dhe më pastaj ato do të ndeshen ndërmjet vete. Kështu do të tentohet të gjenden shumë përgjigje deri tash të panjohura sa i përket fizikës kuantike. Eksperimenti në fjalë (LHC), pas këtyre riparimeve që janë kryer nuk pritet të filloj më herët se nga fundi i shtatorit të këtij viti.