Webhost-i Britanik, viktimë e sulmit të cracker-ëve
Webhost-i Britanik VAserv, është viktimë e sulmit të cracker-ëve, ku si pasojë janë dëmtuar apo fshirë shumë të dhëna të përdoruesve si dhe janë prekur më shumë se 100.000 Webfaqe. Disa të panjohur (cracker), janë futur në server dhe i kanë dëmtuar të dhënat që ishin aty. Sipas VAserv, cracker-ët kanë shfrytëzuar një vrimë të sigurisë në softuerin për Hosting-HyperVM i cili është pronë e kompanisë Lxlabs; ku me këtë rast ata kanë arritur të drejtat e Root. Pas kësaj çdo gjë ishte e lehtë për ata për ti fshirë të dhënat e përdoruesve si dhe webfaqet. VAserv është duke bërë çdo gjë që është e mundur për tu shpëtuar, ajo çka mund të shpëtohet.
Sipas mediave të Indisë, pronari si dhe themeluesi i parë i Lxlabs të hënën në mëngjes ka bërë vetëvrasje - varje në shtëpinë e tij. Për arsyet e vrasjes së tij nuk ka spekulime! Për të ardhmen e Lxlabs si dhe për ate a ishte kjo vetëvrasje në lidhje me këtë sulm, ende nuk është skjaruar çdo gjë!