Telefoni mobil, i cili mbushet vetë
Për të gjithë ata të cilët telefonojnë shumë - një lajm i cili do ti gëzoj me siguri. Vetëm pas disa viteve pritet të dalë Telefoni mobil, i cili mbushet vetë; pra pa pasur nevojë sikur sot të mbushet nga rrjeti elektrik. Pikërisht është NOKIA e cila po punon në këtë drejtim; rrezatimi nga radio transmetuesit që ndodhen në ambientin ku jetojmë, do të shndërrohej në rrymë dhe kështu do të furnizohej Telefoni mobil.
Ajo çka shumicës sot 'kokëdhembje' i shkakton - Markku Rouvala nga Nokia, ka arritur që Radiovalët nga WLAN, antenat për transmetim Mobil, TV-transmetuesit dhe burime tjera ti shfrytëzoj dhe nga ky rrezatim të përfitoj 50 mW fuqi elektrike. Një mbushje për momentin zgjatë mjaft, por mjafton për gjendjen 'Standby'. Nokia deri më tani nuk ka dhënë më shumë detaje; vetë Markku Rouvala është mëse i bindur se kjo teknologji në 'tri apo katër vite' do të jetë në treg.